Vershon uji neper disa lagje ne Tirane kryeqyteti pa uje te pijshem

Vershon uji neper disa lagje ne Tirane, kryeqyteti pa uje te pijshem

Reshjet e shiut dhe vërshimi i dy lumenjve të Tiranës kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të kryeqytetit. Ministria e Brendshme njoftoi se në Babrru janë evakuar 25 familje, pasi banesat e tyre rrezikoheshin nga përmbytjet e lumit të Tiranës.

Në Paskuqan është çarë tubacioni i ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Tiranës dhe po punohet për riparimin e tij.

Niveli i Lanës është rritur ndjeshëm dhe rrezikon të dalë nga shtrati pranë “Pallatit me shigjeta”.

Në rrugën “Mentor Xhemali” si pasojë e reshjeve të shiut ka prezencë uji në disa banesa.

Në rrugën “Siri Kodra”, pranë ish-Frigoriferit, ka prezencë uji në rrugë që ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Po ndërhyhet nga forcat zjarrfikëse dhe tek nënstacioni elektrik.

Në rrugën ‘’Don Bosko’’ ka prezencë uji që ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Tek Bregu i Lumit, tek ish-Nishtulla nr. 3 janë evakuuar 3 familje që rrezikoheshin nga përmbytja.

Tek “Ura e Beshirit” ka prezencë uji në aksin rrugor kombëtar Tiranë - Durrës. Po punohet nga forcat zjarrfikëse të Tiranës dhe policia rrugore.

Problematike është situata edhe në qarkun e Lezheës, ku në Pllane, si pasojë e fryrjes së përroit të Malbardhës rrezikohen disa banesa.

Edhe në fshatin fshatin Fushë Kuqe, bashkia Laç, si pasojë e reshjeve rrezikohen disa banesa. Në vendngjarje janë administratori i njësisë administrative dhe forcat zjarrfikëse të Laçit.

Uji rrezikon disa banesa edhe në Fushë – Krujë. Në fshatin Derven i Poshtëm ka pasur prezencë uji si rezultat i fryrjes së lumit që rrezikon disa banesa.


Në Dibër, në fshatin Gjoricë e Poshtme rrezikohet argjinatura e lumit Drin. Forca të Ministrisë së Mbrojtjes janë të gadishmëri për të evakuuar rreth 200 banorë, nëse do të jetë e nevojshme.

Gjithashtu në Fushë Bulqizë rrezikohen disa banesa nga përmbytjet.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama