Vererat kosovare tashme edhe ne Japoni

Vererat kosovare tashme edhe ne Japoni

Valdrin Lluka, drejtori i Agjencisë për Promovimin e Investimeve të Kosovës, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ka deklaruar se kanë arritur një marrëveshje me një kompani japoneze për të eksportuar pije alkoolike edhe në Japoni.

“Lajm i mirë, në fakt shumë i mirë. Këtë javë kemi arritur marrëveshjen me një distributor japonez të pijeve alkoolike që të eksportojmë nga Kosova. Pas një testi të suksesshëm të disa brendeve kosovare që kanë rezultuar si shumë të mira, javën që vjen do të dërgohet porosia e parë me etiketë në gjuhën japoneze”, ka shkruar Lluka në Facebook.

Ai ka njoftuar gjithashtu se e gjithë kjo vjen si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes MTI-KIESA-s dhe Ambasadës së Kosovës në Tokio, e cila udhëhiqet nga Ahmet Shala.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama