Vera nje vrases i heshtur

Vera, nje vrases i heshtur

Shefi i Shëndetit Publik në Angli, Duncan Selbie, tha se vera ka efekte më të dëmshme edhe se alkoolet e rënda si vodka. Sipas tij një gotë verë është më e dëmshme se 3 gota vodka. Sëmundja e mëlçisë, e cila mund të shkaktohet nga vera, tashmë merr 5 herë më shumë jetë njerëzish se në vitet ’70, dhe ai e cilësoi si një vrasëse të heshtur.

“Sëmundja e mëlçisë është sëmundja e tretë që vret më shumë, pas ishemisë dhe sëmundjeve të zemrës”, tha Selbie.

Një gotë verë 250 ml, ka të njëjtin alkool sa tre gota të vogla vodkash, duke shkaktuar të njëjtin efekt të dëmshëm në mëlçi. Alkooli është një faktor tejet i rëndësishëm në shkaktimin e sëmundjes vdekjeprurëse të cerozës, dhe sipas ekspertëve britanikë duhet ulur sasia e përdorimit të alkoolit dhe duhet vënë një orar i caktuar për shitjen e pijeve alkoolike.

“Kur ulesh të pish një gotë verë nuk e kupton se sa alkool je duke pirë, pasi vera ka 12.5 për qind alkool, pra më pak se pijet e tjera si vodka apo uiski. Por nëse pi 250 ml verë, atëherë alkooli i saj është më i madh se tre gota vodka, duke shkaktuar një dëm të madh në mëlçi”, tha Selbie.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama