Venizelos ka pasur mbiemer turk e nderroi per tu bere politikan

Venizelos ka pasur mbiemer turk, e nderroi per t'u bere politikan

Ambasada amerikane në Athinë ka përpiluar një dokument me informacion për zv/kryeministrin grek dhe njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme, Evangellos Venizelos. Ajo theksuar ndër të tjera se ai ka pasur mbiemrin Turkogllu, që do të thotë 'djali i turkut'. Sipas këtij dokumenti Venizelos e ka ndryshuar mbiemrin, me qëllim që të përparojë në karrierën e tij politike.

Dokumenti i ambasadës amerikane në Athinë është zbuluar nga “Wikiliks”, bëjnë të ditur mediat maqedonase. Në fakt dokumenti ka qenë i publikuar nga viti 2009, kur edhe Venizelos ka humbur kundrejt Papanedrut për postin e liderit të partisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama