Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës ka deklaruar gjatë një takimi me banorë të Laprakës dhe ndërtues të pallateve Haëai, se brenda mandatit të tij të parë do të shpërdajë hipotekat për 20 mijë familje.
Veliaj premtoi se në krye të Bashkisë së re do të caktojë grupin e ekspertëve që të bëjnë koalidimin për 385 pallate, për të cilat më pas do të nisin procedurat e hipotekimit.
Ai ka ritheksuar se në katër vjeçarin e Bashkisë së tij, çdo pallati të Tiranës do ti vendoset një administrator që do të raportojë në Bashki për çdo problem.
“Angazhimi im është që brenda mandatit tonë të 385 pallatet dhe 20.000 familje të marrin hipotekën në dorë dhe koalidimin ta bëjë bashkia aty ku administratori dhe ndërtuesi është i papërgjegjshëm”, tha Veliaj.
Për Veliaj, administrata vendore ka mundësi për të bërë shumë në këtë proces, pasi ligji thotë se kur mungon dokumentacioni i mbikëqyrjes së punimeve, atëherë bashkia duhet të cakotojë një grup ekspertësh konstruktorë për ndërtimin e raportit teknik për ndërtimin e objektit.