Veliaj ne Kerrabe Ja prioritetet e mia per kete zone

Veliaj ne Kerrabe: Ja prioritetet e mia per kete zone

Kandidati i majtë i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me fermerët e zonës së Kërrabës, Tiranë. Gjatë fjalës së tij, ai premtoi riorganizim të tregjeve dhe krijimin e disa pikave të grumbullimit të produkteve bujqësore. Bashkimi i fermerëve sipas kandidat të majtë  sjell ulje të kostos dhe zhvillim të shpejtë të sektorit të bujqësisë.

 

”Bashkia e Tiranës do ketë agjencinë  agro-blegtorisë dhe veterinerarisë . Qendër këshillimi për zonat rurale, ku ekspertët do të orientojnë fermerët drejt prodhimit të produkteve që ka nevojë tregu e të shmanget mbingopja e tij me një produkt të vetëm. Do ketë disa pika grumbullimi të produkteve bujqësore. Ky është një lajm i mirë edhe për qytetarët edhe për fermerët, sepse rritet konkurrenca mes tyre”, tha ai. në lidhje me turizmi, Veliaj premtoi mbështetjen e fermerëve që duan të bëjnë shtëpi pritjesh për turistët. Do hartojmë guidë turistike për Tiranën, ku fermerët të ndërtojnë shtëpi pritjeje. Agro-turizmi do të jetë një prioritet për Tiranën”, premtoi ai.

 

Rikonceptimi i transportit publik është një tjetër premtimi i dhënë nga kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës.  Kërrabën duhet ta mbulojmë me linjën e transportit publik. Nga Kashari deri në Kërrabë duhet të ndërrosh 4 autobusë. Me bashkinë e re do të rikonceptojmë totalisht transportin publik.  Çështja e ujësjellësit nuk ka gjetur zgjidhje për dekada. Me datë 21 qershor duhet të votoni për aleancën tonë që ta zgjidhim këtë problem. Çështja e ujësjellësit duhet të marrë zgjidhje këtë mandat. Nëse votoni me 21 qershor, po votuat nr 6, do të votoni për rrugën 6 km që lidh autostradën me Kërrabën” , tha Veliaj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama