Veliaj me sportistet Fondet tuaja nuk do te shkojne me per fushata

Veliaj me sportistet: Fondet tuaja nuk do te shkojne me per fushata

Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj është duke zhvilluar një takim me një grup sportistësh. Ndër të tjera Veliaj theksoi se lekët për sportin shkonin për fushatë dhe premtoi se kjo do të ndryshojë.

Veliaj ka vlerësuar edhe problemin e ndarjes së korsive të veçanta për ambulancat dhe biçikletave dhe zënien e tyre dhe trotuareve nga mjetet e tjera, ku ka theksuar se një prej tyre ka qenë edhe kreu aktual i Bashkisë Lulzim Basha.


“Kryetari i Bashkisë për 4 vite e parkonte makinën në trotuar, për karshillik të njerëzve, invalidëve apo atyre që lëviznin me biçikletë. Askush nuk mund të jetë tangërlliks aq sa të parkojë makinën në trotuar. Ambulancat nuk kanë as korsinë e tyre për të transportuar të sëmurët.”- tha Veliaj.

Duke folur për investimet për sportin në Tiranë, Veliaj vlerësoi procesion për ndërtimin e Qendrës Olimpike, një financim prej rreth 5 milionë euro nga qeveria. Ai gjithashtu shtoi se do të punohet për transformimin e shkollave në shërbim të komunitetit.

“Gati të nisë puna për ndërtimin e qendrës olimpike. Projekti rreth 45 milionë euro i financuar nga qeveria  Por nuk mundet që të financojë vetëm qeveria qendrore. Bashkia e Tiranës nuk ka shfrytëzuar as paratë e dhëna për ambiente sportive. Shfrytëzimi i ambienteve të shkollës. Bashkia e re do të jetë në garë me MAS për të transformuar sa më shumë shkolla në shërbim të komunitetit.

Veliaj: Financoj edhe Partizanin e Dinamon


“Do të heq trajtimin ekskluziv të vetëm një ekipi. Bashkia duhet të investojë sado pak edhe për Partizanin dhe Dinamon. Duhet të kenë edhe ato diçka, pasi është edhe Bashkia e tyre, por edhe taksat e tyre.” – tha Veliaj gjatë fjalës së tij duke theksuar se për klubin e Tiranës do të largojnë koncesionet në mënyrë që ajo të fillojë të fitojë para.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama