Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, Erion Veliaj zhvilloi sot një dëgjesë me bisneset dhe investitorët e huaj. Në fjalën e tij, Veliaj është shprehur se është shumë e rëndësishme për të që të dëgjojë çdo ide që biznesi në Tiranë ka, duke theksuar se do respektojë secilën prej tyre.
Ai ka theksuar se me marjen në drejtim të Bashkisë së Tiranës do të krijojë Këshillin Ekonomik të Bashkisë, ku biznesi do të ketë përfaqësuesit e vet.
“Dua të dëgjoj edhe këndvështrimin tuaj në lidhje me ndarjen e re territoriale. Unë kam bërë një kërkesë për Krijimin e Këshillit Ekonomik të Bashkisë, ku biznesi do të ketë përfaqësuesit e vet në këtë këshill. Do të respektoja çdo ide që ju keni që bashkia të koordinohet sa më mirë me ju. Një ide tjetër që unë kam dhënë është heqa e barrierave për procedurat”, ka thënë Veliaj.