Kandidati i PS për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj është takuar paraditen e së martës me familjet e vjetra tiranase. Gjatë takimit Veliaj e ka vënë theksin tek ristrukturimi i zonave të vjetra të kryeqytetit, me qëllim kthimin e tij në një destinacion turistik. Veliaj u ka bërë me dije familjeve të vjetra se për këtë qëllim ekzistojnë disa projekte me Fondin Amerikan të Zhvillimit.