Veliaj le mandatin pas miratimit te ligjit te dosjeve ne Kuvend

Veliaj le mandatin pas miratimit te ligjit te dosjeve ne Kuvend

Kandidati i të majtës për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të japë nesër dorëheqjen nga detyra e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për t’iu përkushtuar më pas plotësisht garës për kryeqytetin.

Por, para se t’i dorëzojë kryeministrit aktin e dorëheqjes nga detyra, Veliaj për herë të fundit në cilësinë e ministrit, do marrë pjesë në seancën plenare, ku pritet të diskutohet dhe miratohet projektligji i shumëdebatuar i hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të shtetit. Bëhet fjalë për një nga ligjet që ka dhënë më shumë debat këto muajt e fundit, dhe që parashikon hapjen e dosjeve sipas modelit të suksesshëm gjerman të transparencës së dosjeve të STASI-t dhe i vlerësuar nga parterët ndërkombëtar si varianti i duhur.

Veliaj do ta mbrojë vetë këtë nismë ligjore para Kuvendit, duke konsideruar miratimin e tij edhe si një sfidë të tijën personale, si një përpjekje për kompensimin moral të përndjekurve politikë të rregjimit komunist.

Më pas, në orën 16.00 pasdite, Veliaj do zhvillojë edhe një takim të fundit me stafin e vet të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në ambientet e Muzeut Kombëtar, ku pritet t’i falenderojë ata për bashkëpunimin që ka patur gjatë këtyre 18 muajve që ai drejtoi këtë dikaster. Kështu, e premtja pritet ta gjejë Veliajn të angazhuar plotësisht në fushatën elektorale për kryetar të Bashkisë Tiranë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama