Veliaj fton bizneset te punesojne persona me aftesi te kufizuar

Veliaj fton bizneset te punesojne persona me aftesi te kufizuar

Bizneset që operojnë në vend duhet të punësojnë sa më shumë persona me aftësi të kufizuar. Deklarata është bërë sot nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, gjatë një aktiviteti për personat me aftësi të kufizuar.

Ndërsa theksoi se sfida e institucionit që ai drejton për vitin 2015 mbetet punësimi i PAK, ai ftoi bizneset që operojnë në Shqipëri të aplikojnë për të përfituar nga fondi 4.5 milionë dollarë i Nxitjes së Punësimit për këtë vit, duke punësuar persona me aftësi të kufizuar.

“Nëpërmjet Fondit të Nxitjes së Punësimit ne paguajmë 4 paga të plota dhe sigurimet shoqërore për 12 muaj për bizneset që punësojnë persona me aftësi të kufizuar. Jam i bindur se do të mbeten jashtëzakonisht të kënaqur nga puna e tyre, sepse janë të trajnuar dhe me etikë të lartë pune”, deklaroi Veliaj në aktivitetin “Fuqizimi ekonomik i Personave me Aftësi të Kufizuar përmes punësimit” organizuar nga ADRF dhe mbështetur nga USAID

Ministri Veliaj tha se nga qershori i vitit 2013, kur paratë që u takonin personave me aftësi të kufizuar ishin shpenzuar në fushatë, kanë ndryshuar shumë gjëra. Duke falënderuar USAID-in për mbështetjen që i ka dhënë kësaj shtrese, ministri njoftoi se shumë shpejt do të mblidhet këshilli i personave me aftësi të kufizuar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama