Kandidati i selisë rozë ka vijuar takimet me banorë të kryeqytetit. Ndalimi i radhës ka qenë në njësinë numër 9 ku i ka kërkuar të rinjve votën për të ecur drejt zhvillimit në mënyrë që të mos humbase më kohë. Erjon Veliaj nuk ka lënë pa sulmuar kryebashkiakun aktual duke theksuar se nuk ka realizuar asnjë premtim të bërë.
“Dua që këto 39 ditë që kanë mbetur ti kthejmë në një sprint për të sjellë një fitore gjigante në Tiranë, ashtu siç e mendon Tirana jonë. Dua që tju kërkoj që secili prej jush në fushatën që do bëjë për fitoren e koalicionit dua që të gjithë të refelektojë këtë frymë pozitive. Ne nuk jemi si ata, ne bëjmë punë ata bëjnë fjalë. Ne i bëjmë gjerat me dashuri ata i bëjnë me urrejtje dhe ne duhet të tregojmë që ne jemi ndryshe dhe ky ndryshim do bëjë që njerëzit të votojnë drejtimin e duhur për Tiranën”, tha Veliaj.
Veliaj i ka premtuar banorëve më shumë hapësira të gjelbërta në kryeqytet. Kandidati i maxhorancës deklaroi se kryeqyteti do të ketë tre parqe të mëdha për banorët e saj, Dajtin, Liqenin e Farkës dhe Liqenin e Tiranës.