Pas 21 Qershorit, çdo punonjës i bashkisë se Tiranës i cili ka abuzuar me detyrën do të përballet me forcën e ligjit. Ka qenë ky paralajmërimi i kantidatit të ASHE, Erion Veliaj.
“Dua të premtoj publikisht se gjëja e parë që do të bëjmë është një audit në Bashkinë e Tiranës dhe të gjitha Komunat. Për të gjithë padrejtësitë që kanë ndodhur, për të gjithë tenderat e minutës së fundit, për çdo padrejtësi që është shkaktuar nga punonjës të policisë bashkiake dhe të gjithë gangsterët që uniformën e Bashkisë e kanë përdorur si kërbaç në kurrizin e qytetarëve”, theksoi Veliaj.
Nga Sheshi “Nën Tereza”, ku zhvilloi një takim me qytetarët e Tiranës dhe urbanist, Veliaj në vuri në dukje faktin se transporti publik në Tiranë këto katër vitet e fundit është degraduar, duke sjellë kaos tek qytetarët, ndëra premtoi zgjidhje të këtij problemi.
“Ne do të përshpejtojmë punimet për realizimin e menjëhershëm të Unazës së Madhe, ne do të hartojmë masterplanin e Tiranës, ne do të bashkëpunojmë me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit për zhvillimin e mëtejshëm të qëndrës së menaxhimit të trafikut, ne do të rikonceptojmë totalisht linjat e autobusëve në Tiranë, ne do rikthejmë korsitë e dedikuara për transportin publik që u shkatërrua në katër vitet e fundit”, theksoi ish ministri i Mirqënies Sociale dhe Rinisë.
Veliaj solli në vëmendje edhe premtimet e pambajtura nga Lulzim Basha gjate 4 viteve, që ky i fundit ishte në krye të Bashkisë.
“Në katër vite nuk është ndërtuar asnjë vend i ri parkimi dhe Luli nuk mund të dalë sot e të premtojë parkime, pse nuk i bëri?. Jam këtu para jush për të nënshkruar kontratën 4-vjeccare të sigturisë rrugore, të parkimeve, të trafikut dhe medoemos të një infrastrutkure moderne për një kryeqytet dinjitoz. Ata po riciklojnë premtimet, që nuk mbajtën. E mbani mend sherrin që u bë për nënkalimin tek sheshi Rilindja, e bënë sipas qejfit dhe sot trafiku nuk është më i lehtësuar, flamujt janë zbehur dhe shtervani punoi dy apo tre ditë”, tha Veliaj.
Në mbështetje të Veliajt ishte dhe Ministri i Brendshëm Tahiri, i cili theksoi mungesën e bashkëpunimit që ka pasur Bashkia me Ministrinë që ai drejton.
“Me një gjë që ka munguar që ka qenë bashkëpunimi me Bashkinë e Tiranës. Me shumë gjasë, Bashkia eTiranës nuk e ka konsideruar prioritet sigurinë e qytetarëve deri më sot, është kjo arsyeja që nuk ka gjetur vullnetin të bashkëpunojë me ne”, theksoi ministri Tahiri.