Veliaj Nuk premtoj dot tramin

Veliaj: Nuk premtoj dot tramin

Kandidati i koalicionit të majtë, Erion Veliaj fushatën e tij për Bashkinë e Tiranës është përpjekur ta kanalizojë tek mesazhet pozitive. Veliaj u ka kërkuar qytetarëve të Tiranës që të shohin përpara dhe të mos “shajnë ata që nuk kanë mbajtur premtimet”.

“Duke fillu nga sot, çfarë mund të bëjmë këto 40 ditë, cilat janë mesazhet e forta për të cilat ky qytet ka nevojë dhe për t’u kujdesur që të gjitha bashkë që disa gjera t’i bëjmë siç duhet”, u shpreh Veliaj.

“Unë nuk do të vij të premtoj tramin dhe të bëhem gazi i botës se një jetë kam dhe një fytyrë kam dhe një emër kam dhe nuk kam ndërmend ta humbas as në këtë fushatë as më vonë.”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama