Kandidati i ASHE-së për Tiranën, Erion Veliaj, ka prezantuar sot programin e tij për infrastrukturën.
Duke folur nga njësia 5, Veliaj tha se ekipi i tij është i përkushtuar për të zhvilluar projekte reale që diskutohen në tavolinën e bukës dhe jo premtime imagjinare.
“Nuk premtojmë revolucione imagjinare, por jemi fokusuar në problemet e ‘tavolinës së bukës’. Tema për shkollat, plehrat, ndriçimin, rrugët… Nga ana tjetër, jo vetëm që nuk pranohet debati, por premtohen ato që u premtuan 4 vite më parë”, tha Veliaj.
Ai ka përsëritur se kundërshtari i tij Kosova nuk ka pse premton ulje taksash, ndërtim shkollash, çershesh, por lë t’i bëjë pasi PD e ka shansin, ka kryetarin e bashkisë edhe për 1 muaj.
“Kundërshtarët thonë që do të ulin taksat, por le t’i ulin që sot taksat, kur e kanë ende bashkinë; thonë që do ndërtojnë shkolla, kopshte dhe çerdhe, por nga fondi për këtë punë kanë shpenzuar vetëm 1.6%”, theksoi Veliaj.
“Kemi identifikuar 278 hapësira publike të zëna pranë shkollave dhe kopshteve, që do të lirohen që në orët e para të punës”,u zotua Veliaj.