Ndryshimi i kryeqytetit, nëse në krye të bashkisë vendoset Veliaj, do të shihet brenda katër viteve. Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi sot një takimi me sipërmarrësit, ku siguroi se do të kthejë kryeqytetin në normalitet në mandatin e parë, duke punuar gjithë kohën për të dhe jo për ambicie partiake.
“Deri në vitin 2011, shërbimet publike funksiononin mirë dhe mandati i ardhshëm do ta kthejë në normalitet bashkinë. Nuk kam ambicie partiake dhe do të merrem vetëm me punët e Tiranës. E theksoj se do të jem me kohë të plotë në dispozicion të bashkisë”, u shpreh Veliaj.
Kandidati Veliaj theksoi se do të auditojë punën e bashkisë në 4 vitet e fundit: “Do të vendosim një standard: Kush kapet me shkelje, do të dënohet. Nuk do të zbatojmë kontratat e minutës së fundit”.