Kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj ka prezantuar ditën e sotme programin e tij për mjedisin. Duke vënë në dukje faktin se Tirana sot është një qytetit mjaft i ndotur, që ka kaluar 3 herë normën e papastërtisë, Veliaj është angazhuar në zgjidhjen e kësaj situate dhe përmirësimin cilësor të mjedisit në kryeqytet.
Veliaj akuzoi kreun aktual të bashkisë, Lulzim Basha se në ditët e fundit të ikjes nga bashkia i ka dhënë vetes leje për ndërtimin e një shtese në katin e 13 të pallatit ku banon. Sipas kandidatit të majtë, nga një kryetar bashkie që jeton në Holandë dhe vjen si turist në tiranë nuk ke çfarë pret dhe se qytetit i duhet nje njeri që të punojë 24 orë për të.