Veliaj Basha absolutisht i paafte i ka shanset zero per tu bere kryeminister

Veliaj: Basha absolutisht i paafte, i ka shanset zero per tu bere kryeminister

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në një intervistë në Top Channel për emisionin “Top Story”, ka folur për ambiciet, projektet dhe planet e ardhshme të tij për bashkinë më të madhe në vend. Ai ka pranuar se në këto 30 ditë punë, ka arritur të ndryshojë diçka në kryeqytet.

“Kam 30 ditë në detyrë dhe besoj që këto 30 ditë nuk kam lënë asnjë minutë detyrën për çështje të tjera politike dhe siç jam sjellë këto ditë do të sillen çdo ditë të detyrës time. Brenda një muaji kemi pasur tre mbledhje të Këshillit Bashkiak, kam qenë personalisht në të trija mbledhjet për të treguar që është një rend i ri në Bashkinë e Tiranës dhe në këtë rend të ri unë nuk mendoj për asnjë trampolinë tjetër përveçse të notoj në problemet e Tiranës. Besoj që ky muaj i parë ishte një muaj i kaluar mirë”, – theksoi ai.

Më pas Veliaj ka akuzuar ish-kreun e bashkisë Lulzim Basha, se me paaftësinë e treguar në katër vjet të drejtimit të Tiranës, nuk ka shanse për t’u bërë kryeministër në të ardhmen.

“Kemi drejtues të opozitës absolutisht të paaftë. Ky njeri i ka shanset zero të jetë kryeministri i Shqipërisë. Jo vetëm se nuk e bën dot punën apo ‘vezën’ e Edi Ramës, them se ai është absolutisht i paaftë për të drejtuar një parti dhe jo më vendin, – shtoi Veliaj. – Kur nuk je i aftë të rregullosh sahatin, nuk mund të pretendosh të jesh kryeministër i vendit. PD humbi një shans historik për të drejtuar e menaxhuar një qytet. Në momentin që nuk mbledh të ardhura dhe nuk di të shpenzosh, atëherë je nul për të drejtuar. Basha e mori në mënyrë të dhunshme mandatin e 2011-ës dhe nuk e meritoi”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama