Vdekje per shqiptaret grafite neper Shkup
- Botuar: 15 vite më parë
- Shkruar nga:
Mbishkrime të shkruara “Vdekje për shqiptarët” jane parë të dielën në disa pjesë të Shkupit. Sipas dëshmitarëve, mbishkrimet “Vdekje për shqiptarët”, “Maqedonia është vetëm e maqedonasve” janë shkruar nëpër disa dyqane dhe mure në lagjen ‘Hasanbeg’ të Shkupit, në afërsi të Bankës Komerciale në pjesën qendrore të Shkupit, ish-shtëpinë e kulturës në Shkup.
Rasti është lajmëruar edhe pranë Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, e cila ka ndërmarrë masa për fshirjen e tyre dhe ndërmarrjen e hetimeve. Këto janë mbishkrimet e radhës që disa ditë më parë me të njëjtën porosi janë parë në xhaminë e qytetit të Manastirit.