Vdekja e Ilia Karelit gjykata liri me kusht per 4 nga 15 gardianet

Vdekja e Ilia Karelit, gjykata 'liri me kusht' per 4 nga 15 gardianet

Gjykata greke ka dhënë “liri me kusht” për 4 nga 15 gardianët e burgut të Nigritës të akuzuar për dhunën që shkaktoi vdekjen e të burgosurit shqiptar Ilia Karelit. Prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë “liri me kusht” për 4 gardianë, gjë që u pranua sot nga gjykata e qytetit te Serrës. Ata duhet të paraqiten një herë në muaj në komisariatin e policisë së zonës ku jetojnë dhe e kanë të ndaluar daljen nga territori i shtetit grek.

Gjashtë prej gardianëve të burgut të Nigritës ndodhen në paraburgim ndërsa dy janë në liri me kusht. Ndërkohë, ditën e nesër pritet të japin deklaratat e tyre edhe dy të akuzuar të tjerë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama