Valton Krasniqi Si me kopjuan kengen maqedonasi dhe bullgarja

Valton Krasniqi: Si më kopjuan këngën maqedonasi dhe bullgarja
Valton kemi dëgjuar që jenis hprehur se kënga jote më e fundit “Albanian Girl” është kopjuar. Mund të na sqarosh më në detaje? Për çfarë bëhët fjalë?

Po, kam informacione të sakta dhe më kanë siguruar që kënga ime “Albanian Girls” është kopjuar nga një këngëtar në gjuhën maqedonase. Po kështu kënduar edhe nga një këngëtare nga Bullgaria. Kjo ndodh sepse kënga “Albanian Girls” është bërë mjaft e transmetuar nëpër televizionet kosovare po kështu edhe në Shqipëri. Gjithashtu kënga transmetohet edhe në Ballkanika. Mendoj që ka qenë normale për ta të huazojnë këngën time.

Si u ndjeve kur e mësove këtë lajm?

Për mua është kënaqësi por jo e veçantë pasi në Shqipëri kam sjellë ritmin ‘regaton’. Kam qenë i pari për këtë dhe deri tani mendoj se këndoj mjaft origjinal. Mund të them se kënga ime ‘Le Lei” pati një sukses të madh dhe u transmetua nëpër televizionet europiane. Jam shumë krenar që përfaqësoj stilin europian me tekst dhe tinguj në shqip. Kjo më bën të jem krenar.

Keni reaguar lidhur me këtë?

Për momentin unë vetëm jam interesuar pasi çdo këngë e imja është e regjistruar në Zvicër Suissa dhe janë ata që do të kontrollojnë dhe verifikojnë çdo gjë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe pak kohë më parë me këngën “Lei Lei”. Ndoshta mbetemi në faktin që përmendët se duhet të kënaqeni në këtë pikë që këngët pëlqehen deri në atë pikë sa kopjohen?

Ai ka qenë një revolucion i vërtetë për mua. Nuk e kisha menduar asnjëherë që një ditë do të sillja një stil original që do më mbante shumë në sukses përderisa unë jam ende në tregun muzikor. Me këtë rast i falenderoj publikisht të gjithë ato fansa që kanë besuar tek unë, që më kanë vlerësuar dhe në një farë mënyre votuar. Unë jetoj me forcën e tyre dhe gjithmonë premtoj se do sjell këngëtë mira.

Cilët kanë qenë bashkëpunëtorët e ‘Albanian Girls’

Sapo kam përfunduar këtë singël dhe kënga ka qenë në bashkëpunim me Itune dhe produksionin europian Sonybmg në pesë versione: elektro house, hip-hop, oriental live version, original version të cilat do të shfaqen në website-in tim.

Në klipet e tua ka shumë vajza të bukura që të qëndrojnë pranë. Vetë Valtoni është i dashuruar?

Për momentin jo. Kohën time më të madhe e kam investuar më tepër në punë. Mund të them që tani për tani kam simpati për dikë por po këmbejmë vetëm sms. (Qesh).’

Ndonjë surprizë për sezonin e verës?

Jam duke planifikuar një Koncert Openair në Tiranë dhe në Durrës në muajin Gusht apo Shtator.



Bluetooth

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama