Një incident jo i këndshëm ka ndodhur në banjën e një aeroplani të linjës “Londër-Las Vegas”. Stafi i aeroplanit ka thënë se, është trembur kur ka dëgjuar britmat e një vajze që vinin nga tualeti i aeroplanit.
Por, në të vërtetë s’kishte asgjë për t'u shqetësuar, pasi një çift të rinjsh ishin duke kryer marrëdhënie seksuale dhe vajza, ishte duke bërtitur.
Një dëshmitare e ngjarjes që ishte ulur pranë çiftit të të rinjve, ka thënë për “The Sun”, se vajza nisi ta provokonte djalin që kishte pranë dhe që të dy përfunduan në tualetin e avionit.
Pas britmave që vinin nga tualeti, stafi i aeroplanit u detyrua ta hapte derën me dhunë. Por, ajo që panë ishte se, një vajzë britanike rreth 20 vjeç po kryente marrëdhënie seksuale me një djalë amerikan.
Kur vajza ka zbritur në SHBA është marrë në pyetje dhe sipas deklaratës së saj, ajo gjatë fluturimit ka bërë seks me një udhëtar në tualetin e aeroplanit.
Ajo ishte duke udhëtuar me prindërit e saj nga Londra drejt SHBA-ve dhe djali që ishte ulur pranë e ka tërhequr dhe që të dy kanë përfnunduar në tualet.