Vajza me koke te prere 3 muajshe shtatzene. Dyshohet krim ne familje

Vajza me koke te prere, 3 muajshe shtatzene. Dyshohet krim ne familje
Pa kaluar 24 orë nga krimi i përbindshëm që ndodhi në fshatin Xhavzotaj të Durrësit ku një 18- vjeçareje i është prerë koka, janë zbuluar dhe të dhënat e para të ekspertizës që mund të çojnë drejt kapjes së autorit.

Burime të sigurtë të gazetës IDEA informojnë se nga ekazminimet mjeko-ligjore rezulton se Aishe Vata ka qenë tre muajshe shtatzënë dhe nuk ka patur asnjë shenjë dhune në trup. Ky fakt i ka bërë hetuesit të dyshojnë se mund të ketë të bëhet me një krim brenda familjes. Ngjarja tragjike ka ndodhur sot në mëngjes në në fshatin Xhavzotaj të Durrësit, dhe e reja është gjetur nga familjarët e masakruar në një parcelë misri. Aishe Vata, nxënëse në Mederese, është gjetur e masakruar me mjete prerëse nga i ati i saj Muhamed Vata, i cili i alarmuar ka lajmëruar policinë.

I ati i vajzës tha se e bija ishte larguar nga banesa rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm me rrobdëshambër dhe të brendshme, teksa dyshohet se shkak i ekzekutimit mund të jetë bërë ndonjë lidhje e mundshme intime e saj. Por policia nuk përjashton as pistën e ndonjë hakmarrjeje. Famija Vata jeton në një vilë trekatëshe 200 metra nga vendi i ngjarjes dhe ka një biznes pranë saj. Ndërkohë një grup ekspertësh nga Krimet e Rënda ndodhet në vendin e ngjarjes teksa po punohet intensivisht për zbardhjen e saj dhe zbulimin e autorëve të krimit barbar të 18-vjeçares e cila kishte 5 motra dhe 2 vëllezër.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama