Dhe nuk ka nevojë që këto të jenë ushtrime të rënda në një palestër, por thjesht të merresh me kopshtin dhe të bësh ecje apo shëtitje në këmbë është e këshillueshme. Kërkuesit thonë se masa e kërkuar është 2.5 orë aktivitet të ngjashëm në çdo javë.
Por më shumë punë kërkohet meqë studimi lidhej me ndikimin që kishin aktivitet të tilla në problemet me zemrën. Studiimi thotë se kur njerëzit pyeten se sa shumë ushtrime bëjnë ato shpesh tentojnë të mbivlerësojnë veten sesa ta nënvlerësojnë, që do të thotë ato mendojnë se ushtrohen më shumë se bëjnë në të vërtet. Megjithatë ky studim nënvizon impaktin pozitiv të të ndryshuarit të mënyrës se si jetojmë dhe ushtrohemi, në shëndetin e zemrës.