Ushqimet qe ju japin me shume energji

Ushqimet qe ju japin me shume energji

Nëse jeni të lodhur dhe të përgjumur gjatë gjithë ditës, keni kujdes se çfarë konsumoni. Nëse nuk konsumoni ushqime të mjaftueshme të specifikuara, domosdo futni ato në listën e ushqimeve tuaja, sepse ato janë të mira për luftimin e lodhjes dhe humbjen e peshës.

 

Boronicat dhe mjedrat

 

Mbusheni një gotë me djathë i cili përmban nivel të ulët të yndyrës dhe mbi të hidhni boronica apo mjedra. Këto dy fruta mjaft të shijshme, njihen për substancat e jashtëzakonshme të cilat ju japin energji të nevojshme për të pasur një ditë të mirë dhe pa shqetësime për shëndetin.

 

Kosi grek dhe frutat me lëvozhgë

 

Paketimin e kosit grek e përzieni me frutat e thatë, i cili ka një total prej 100 kalorive, ose me gjalpë të kikirikëve. Në kafe mund të shtoni proteina, respektivisht qumësht soje, e cila përmban tetë gram proteina për filxhan dhe qëndron i freskët më shumë se qumështi i zakonshëm. Por duhet pasur kujdes që mos ta teproni me konsumimin e tillë, mjafton një gotë dhe një grusht frutash me lëvozhgë.

 

Uji

 

Studimet e fundit kanë zbuluar se dehidrimi kontribuon në nervozizmin dhe ngadalësinë. Gjithmonë mbani një shishe me ujë afër vetit dhe e mbushni gjatë ditës. Pini të paktën 8 deri 10 gota ujë në ditë. Përveç që ndikon në përpunimin më të mirë të ushqimit që konsumoni, uji gjithashtu eliminon edhe të gjitha materiet e dëmshme, qoftë përmes djersës, ose përmes avullimit. Prandaj sa më shumë që pini ujë, aq më pak do të keni probleme me tretjen dhe materiet e dëmshme në organizëm.

 

Zarzavatet

 

Provoni për të ngrënë më shumë perime me gjethe jeshile të tilla si; lakër ose spinaq, sepse ato janë të pasura me hekur dhe ju japin energji. Këto ushqime mund t’i kombinoni edhe në sallata, nëse nuk mund t’i hani ashtu drejtpërdrejt dhe mund t’i spërkatni edhe me uthull sipas shijes suaj. Përveç që kanë përbërës të nevojshëm për trupin tuaj, ato ndikojnë pozitivisht edhe në eliminimin e peshës së tepërt. Këto ushqime i sugjerojnë edhe disa nga ekspertët më të njohur të dietave.

 

Frutat si desert

 

Gjatë pasdites, me siguri ju nevojitet sheqeri, sepse jeni nën stres dhe trupi juaj është ulëritës për një dozë të shpejtë të karburanteve (një bar çokollate apo diçka të ngjashme). Gjatë asaj kohe konsumoni ananas ose mango. Do t’ju japë një dozë të shpejtë të sheqerit dhe të fibrave, të cilat ngadalësojnë futjen e sheqerit në gjak dhe ndihmon për të mbajtur energjinë më gjatë. Përveç ananasit dhe mangos, mund të hani papaja dhe fiq, pasi që kanë efekte të ngjashme. Por edhe frutat tjera do t’ju furnizojnë me materiet e nevojshme, duke përfshirë edhe mollët, dardhët, ftonjtë, etj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama