Ushqimet e gjelbra sekreti i shendetit te mire

Ushqimet e gjelbra, sekreti i shendetit te mire

Ushqimet e gjelbra janë më të shëndetshmet në planet, ndaj duhet të gjenden në tryezën e çdo familjeje. Më poshtë paraqiten 5 ushqime të gjelbra, që janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidues.

Lakra e Brukselit

Lakrat e Brukselit janë perime të familjes se lakrës, ndaj duken si lakra të vogla. Janë të pasura me vitaminë A dhe C, folate, kalium dhe fitokimikate që luftojnë kancerin. Këto perime të pasura me fibra janë edhe burim i mirë i aminoacideve. Lakrat e Brukselit janë të shijshme kur gatuhen me vaj ulliri.

Çaji jeshil

Çaji jeshil është i pasur me antioksidues që luftojnë kancerin dhe ndihmojnë shëndetin e zemrës, tretjen dhe shpejtojnë metabolizmin. Me rritjen e reputacionit të çajit jeshil, ai mund të gjendet kudo.

Kivi

Kivi përmban fibra të tretshme dhe të patretshme, të cilat ndihmojnë në tretjen e ushqimit dhe përveç të tjerash të jep ndjesinë e të qenit i ngopur. Ky frut i vogël ka dyfishin e vitaminës C që ka një portokall dhe është plot me kalium. Është edhe burim i mirë i vitaminës E dhe folates.

Spinaqi

Spinaqi ka dyfishin e fibrës që kanë perimet tjera të gjelbra, ndaj është një zgjedhje e mirë për ata që janë të prirur për t’u ushqyer shëndetshëm. Është i pasur me vitamina A dhe K, dhe është burim i mirë i hekurit dhe folateve. Spinaqi përmban antioksidues si beta-karoteni, që ndihmojnë në shëndetin e zemrës, luftojnë kancerin, dhe përmirësojnë shikimin. Spinaqi i gjallë është i shijshëm në sallata, por ai edhe mund të shtrydhet dhe të pihet si lëng.

Brokoli

Brokoli është burim i mirë i vitaminës A, C dhe K, kalciumit dhe folates. Brokoli si të gjithë perimet tjera që i takojnë familjes kruciferus, është i pasur me fitokimikate që luftojnë kancerin. Ai është shumë i pasur me fibra që ndihmojnë në ngopje dhe në ruajtjen e peshës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama