Universi muzikor i Las Migas ne Tirane

Slide07Tiranë 4 Nëntor /ATSH- Megi Zonja/.- Një program me këngë dhe kërcim "Flamenco fusion" i grupit të mirënjohur spanjoll "Las Migas" , bashkëpunim i Ambasadës së Spanjës në Tiranë dhe shoqatës "Syri Blu", do të organizohet në sallën koncertore të Katedrales Ortodokse, të enjten më 5 nëntor në Tiranë.

Koncerti i tyre në Tiranë, ofron nje stil ritmik, plot dritë dhe tinguj latine. Sipas burimeve nga ky grup, spektakli do të ofrojë shumë surpriza, ndërkohë që artistet prezantohen për herë të parë me një koreografi me këngë dhe kërcim duke dhuruar sensualitet dhe kenaqesi.

Spektakli nis qetazi për t'u rritur pak nga pak deri ne pikat e tij kulminante, ndërkohë që ka edhe nota komike. Çdo gjë shkon në rritje duke ruajtur stilin e hijshëm , kujdesin ndaj tingullit të zemrës, që gjithnjë kanë karakterizuar muziken e Las Migas.

Në se dëgjon Las Migas, ato janë një shpërthim tingujsh unik, rebel; ky është universi muzikor i Las Migas. Që në fillimet e tyre, kuarteti ka mbushur me famën dhe talentin që kanë teatro të mëdhenj sikundër kanë marrë pjesë në festivalet më të rëndësishëm të muzikës në të gjithë botën. Las Migas, u krijuan ne 2004, me Marta Robles, Isabelle Laudenbach (deri ne 2013), Lisa Bause (deri ne 2013) y Silvia Pérez (deri ne 2011), si anetare te grupi.

Vajzat e grupit, Las Migas bëjnë pjesë në një kuartet të njohur femëror të muzikës flamenko por dhe muzikës mesdhetare. Megjithëse vijnë nga botë të ndryshme, të katërta artistet i bashkon pasioni që kanë ndaj së bukurës, ndaj edhe ato anë gjithnjë në kerkim të saj në çdo pjesë që shkruajnë, kompozojnë apo interpretojnë.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama