Një video e publikuar ne rrjetet sociale nga “Jeta osh qejf” duket punonjësi i policisë që ulëret ndaj drejtuesit të mjetit, që sapo e ka gjobitur. Punonjësi i policisë duket se ka dalë jashtë kontrollit kur bërtet se është gati të nxjerrë jashtë makinës qytetarin dhe t’i vërë prangat, duke e tërhequr zvarrë.
Video më poshtë është filmuar nga bashkëshortja e drejtuesit të mjetit që ishte në anën e pasagjerit.
Më poshtë është video dhe denoncimi i qytetarit në rrjetet sociale:
"Pershendetje Jeta Osh Qef. Kam nje video ku polici me thote te ve prangat zvarr ne asfalt, ne makine me familjen time. Policia ishte fshehur pas nje tabele dhe makina para meje beri frenim te menjehershem, une per tmosu perplasur e parakalova dhe me ndaluan per parakalim te gabuar me moren patente. Ne kohen qe une i thash policit historine ai me tha te ka pare shefi skam cbej. Shefi erdhi pasi une mora gjoben per komision dhe po largohesha per ta filmuar pozicionin ku ishte fshehur. Me pas u acarua pse une e kundershtova per shkeljen e ligjit dhe me ofendoi ne sy te bashkeshortes. Video eshte e qarte dhe tregon pjesen kur u afrua shefi si i "forti i lagjes" dhe jo si punonjes policie qe te udhezon si te mos e shkelesh ligjin. Kte video e ka pare vetem drejtori i policise rrugore i cili se mori parasysh. Faleminderit"