Ujku i vertet i Wall Street po punon me Qeverin Shqiptare. Letra e vajzes se Prousalis

'Ujku i vertet i Wall Street po punon me Qeverin Shqiptare'. Letra e vajzes se Prousalis

Vajza e një prej karaktereve të vërteta të filmit të Martin Scorsese, "The wolf of Wall Street", ka shkruar në gazetën prestigjioze "Los Angelos Times" një letër të hapur drejtuar regjisorit të këtij filmi.  Lajmi "bombë" i dhënë prej saj ishte se së fundmi babai mashtrues i financave dhe investitorëve po punon me qeverinë shqiptare, madje është martuar me një përkthyese 30-vjeçare…


CHRISTINA MCDOWELL

Unë urrej të jem bartësja e lajmeve të këqija, të dashur mbretër të Hollivudit, por ju jeni mashtruar. Me lejoni të prezantohem. Emri im është Christina Mc- Dowell, dikur Christina Prousalis. Unë jam e bija e Tom Prousalis, një burrë që "Washington Post" e përshkroi si "thjesht dikush që gjykohet për mashtrim aksionesh" (M'u desh të ndryshoja emrin pasi babai im më vodhi identitetin dhe kërcënoi se do të vidhte sërish atë, por do të kthehem te kjo pjesë më vonë). Unë kam qenë 18 vjeçe dhe studente në kolegj, kur babai im dhe avokatët e tij më detyruan të marr pjesë në gjyqin e tij në Gjykatën federale të Nju Jorkut, në mënyrë që ai "të dukej mirë" para jurisë – njeri i përkryer familjar.

Dhe ju, Jordan Belfort, i vetëpërshkruar si Ujku i "Wall Street": Ju kujtohet babai im, e drejtë? Ju ishin zgjedhur për të qenë dëshmitari yll i qeverisë për të dëshmuar kundër tij. Ju ishit deklaruar fajtor për pastrim parash dhe mashtrim të letrave me vlerë (kjo ishte më e pakta që ju mund të bënit) si dhe do të bëheshit dëshmitari i qeverisë në një duzinë rastesh që përfshinin ish-ortakun tuaj, por avokatët e babait tim e bllokuan dëshminë tuaj, sepse në rast se ju do të kishit dëshmuar do të ishin zbuluar gjithashtu edhe më shumë se nja gjashtë raste të tjera korruptive të aksioneve.

Dhe kjo do të ishte një katastrofë. Do të kishin qenë thjesht shumë gënjeshtarë, dhe shumë e shumë skema për t'u ndjekur nga gjykatësit, avokatët apo prokurorët...

 

Letra e plote e lexoni ne Gazeten 'Panorama', versioni print


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama