UNFPA Miliona vajza ne bote martohen dhe bejne seks kunder deshires

UNFPA: Miliona vajza ne bote, martohen dhe bejne seks kunder deshires

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe Drejtori Ekzekutiv i UNFPA-së, Babatunde Osotimehin, në Ditën Botërore të Popullsisë, deklaroi se miliona vajza detyrohen të martohen kundër dëshirës së tyre, dhe të bëjnë seks të detyruar. Kjo rrit rrezikun e shtatzënive të padëshiruara, aborteve të pasigurta dhe infeksioneve seksualisht të transmetueshme, përfshirë HIV-in, si dhe vdekjeve apo paaftësive për shkak të lindjes së fëmijës.

 

Këto vajza, janë në qendër të punës së Fondit të Popullsisë së Kombeve të Bashkuara, i cili mbron politikat dhe programet që krijon një mjedis pozitiv për to.

 

“Kjo është arsyeja pse të rinjtë, sidomos vajzat adoleshente, janë në qendër të punës sonë në UNFPA, Fondi i Popullsisë të Kombeve të Bashkuara. Duke punuar partner të shumtë, në veçanti me vetë të rinjtë, UNFPA mbron politikat dhe programet që investojnë në adoleshentë dhe të rinjtë si dhe krijon një mjedis pozitiv për ta; promovon qasjen e tyre në arsim gjithëpërfshirës seksual, si dhe shërbime cilësore shëndetësore seksuale dhe riprodhuese, duke përfshirë planifikimin familjar; dhe lehtëson lidershipin dhe pjesëmarrjen e tyre. Ne bëjmë këtë, me një theks të veçantë, për të arritur tek më të varfërit, vajzat adoleshente më të margjinalizuara dhe më në nevojë”, shkruan ai në mesazhin e tij.

 

Osotimehin, theksoi se për miliona të rinj në mbarë botën, puberteti, fillimi biologjik i adoleshencës, sjell jo vetëm ndryshime në trupat e tyre, por edhe cënueshmëri të reja për abuzime të të drejtave të njeriut, në veçanti në fushat e seksualitetit, martesës dhe lindjes së fëmijëve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama