U lodhen njerezit nga Twitter?

U lodhen njerezit nga Twitter?

Përdoruesit e rrjetit social Twitter po kalojnë më pak kohë në të, megjithëse shifra e tyre ka arritur në 284 milionë përdorues. Krahasuar me vitin e kaluar, shifra e përdoruesve globalë të Twitter është rritur në total me 23 përqind, por gjithsesi treguesit thonë se njerëzit janë më pak aktivë duke kaluar më pak kohë në të. Numri i përdoruesve të Twitter u rrit si pasojë e futjes së shërbimit të mesazheve online dhe shumë lehtësirave të tjera.  Twitter prej vitesh po studion mundësinë për ta bërë sa më të lehtë përdorimin e faqes së saj në mënyrë që të rritet numri i përdoruesve.

Numri i klikimeve është rritur, duke arritur 181 miliardë shikime, gjë që ka habitur pritshmëritë e ekspertëve. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në përfitimet në bursë. Nga 350 milionë dollarë që parashikohej të ishin fitimet për tremujorin e tretë të vitit 2014, kompania ka fituar 361 milionë dollarë. Por një fakt paksa zhgënjyes për Twitter ka qenë ulja e kohës së përdorimit. Në SHBA, Britani, Australi dhe Europë përdoruesit kalojnë më pak kohë krahasuar me tremujorin e parë apo të dytë, por edhe me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas ekspertëve, shkaku kryesor është përdorimi më së shumti i rrjeteve si Instagram apo Facebook, i cili ka një miliard përdorues më shumë se Twitter.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama