Njoftimet për rishikim u dërguan ditën e hënë, duke ngritur shumë pyetje nëse shërbimi ishte sulmuar nga hakerat. Rrjeti social nuk mund të thotë sa përdorues janë prekur, por kërkon ndjesë për shqetësimin. Në fakt, përdoruesit e Twitter janë sulmuar shpesh nga hakerat. Përdoruesit e Twitter, sidomos ata me profile të kompletuar, vihen shpesh në shënjestër.
Grupet si Ushtria Elektronike Siriane (SEA) janë bërë të afta për të mashtruar përdoruesit duke u futur në të dhënat e hyrjes për mediat sociale. E-mailet që u dërguan nga Twitter përmbanin paralajmërimin: “Twitter beson se llogaria juaj mund të jetë kompromentuar nga një faqe interneti ose një shërbim i panjohur nga Twitter.”
Ai shtoi: “Ne ju kemi ndryshuar fjalëkalimin për të parandaluar hyrjen në llogarinë tuaj.”
Vitin e shkuar, janë dërguar e-maile të ngjashme. Rreth 250 mijë fjalëkalime përdoruesish janë vjedhur, po ashtu edhe emra përdoruesish, e-maile dhe të dhëna të tjera.











