Turqia gjobit Twitter-in per propagande terroriste

Turqia gjobit Twitter-in per propagande terroriste

Rregullatori i komunikimit në Turqi ka gjobitur rrjetin social Twitter me 150,000 lira (33,000 paund) pasi akuzohet se shpërndan propagandë terroriste. Kjo është hera e parë që një gjobë e tillë i faturohet një prej kompanive më të mëdha të komunikimit virtual.

Ende nuk ka detaje në lidhje me përmbajtjen në fjalë,  por BBC shkruan se akuzat lidhen me materiale të shpërndara nga një llogari politike në Twitter që është kritike ndaj qeverisë turke.

Kjo nuk është hera e parë që Twitter ka probleme me autoritetet turke. Në muajin prill, Facebook dhe Twitter u bllokuan në Turqi pas shfaqjes së imazheve të një prokurori që ishte nën shënjestër, gati për t'u qëlluar me armë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama