Turqi prokurori merret peng ne sallen e gjyqit

Turqi, prokurori merret peng ne sallen e gjyqit

Prokurori turk Mehmet Selim Kiraz, përgjegjës për hetimin mbi vrasjen e një 14-vjeçari gjatë manifestimeve për Parkun Gezi, është marrë peng në gjykatë nga anëtarë të grupit të ekstremit të majtë DHKP-C.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat turke, sipas të cilave brenda ndërtesës janë dëgjuar të shtëna armësh, ndërsa në internet ka qarkulluar me shpejtësi një foto e prokurorit me pistoletën drejtuar në kokë nga pengmarrësi.

Hetuesi që mbahet peng është fotografuar nga agresorët përpara një flamuri të grupit ekstremist, që ndërkohë i ka bërë apel autoriteteve që brenda orës 15:36, me orën lokale, agjenti i policisë që në vitin 2013 qëlloi adoleshentin Berkin Elvan në kokë të bëjë një rrëfim televiziv ‘live’.

Djaloshi, sot simbol i represionit të egër kundër të rinjve të Gezi Park, vdiq pas 9 muajsh në gjendje kome. Ndërkohë, policia ka rrethuar zyrat përreth katit të gjashtë të pallatit të drejtësisë, ku mbahet peng Mehmet Selim Kiraz dhe forcat speciale kanë zënë pozicion.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama