Turqi femrat sfidojne zv.kryeministrin me selfie e te qeshura

Turqi, femrat sfidojne zv.kryeministrin me selfie e te qeshura

Historia e selfie dhe rrjeteve sociale filloi  dy ditë më parë, kur zv.kryeministri turk, Bulent Arinç, kishte pohuar që, “gruaja e di se çfarë është e drejtë dhe nuk duhet të qeshë në publik”. Reagimi i femrave turke nuk vonoi: morën në dorë  “smart-phone”-in dhe nisën “të qëllojnë” kundër politikanit konservator me thuajse 300 mijë tweet, të gjitha me selfie, në të cilat qeshin dukshëm.

Protesta ka vazhduar me statusin, të rezistojmë dhe të qeshim. Pastaj lëvizja “on-line” është përqafuar larg nga Ankaraja dhe shumë gra kanë treguar solidaritet me koleget turke nga të gjitha anët e planetit. Arinç, ka dashur të sqarojë menjëherë: “Fjalët e mia i janë referuar një kuptimi më të gjerë. E kisha fjalën për rëndësinë e çiltërsisë, për sjelljet e përshtatshme të grave dhe të burrave, të besnikërisë reciproke mes bashkëshortëve dhe nuk heq dorë nga mendimi im”. Më pas ai shtoi: “Ka disa artistë që më kanë dërguar fotot e tyre me të qeshura të shtirura. Një buzëqeshje e vërtetë, i jep energji një njeriu, por këto të qeshura janë artificiale. Janë të qeshura të njerëzve që shkojnë me pushime me të dashurin, duke lënë bashkëshortin në shtëpi”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama