Një gërmim në histori dhe një udhëtim turistik për të zbuluar vendet dhe pallatet e Republikës Socialiste Italiane nga viti 1943 në vitin 1945. Iniciativa vjen në qytetin Salo, një qytet në Garda, që bën publik programin nga Milano e Bergamo, në Verona e Venecia duke parë një kryeqytet të tërë. Ideja ka lindur nga kërkesat e mbërritura nga turistët në Garda, pjesa më e madhe e tyre gjermanë, të cilët kanë dashur të dinë më tepër në sensin institucional për tentativën e fundit të lëshimit të fashizmit, të drejtuar nga Italia në kohën e Musolinit, i cili u lirua nga burgu nazist Gran Sasso më 12 shtator 1943. “Më në fund kemi dalë nga demoralizimi për të bërë të ditur seriozisht ato që përmban historia. Në Itali ka pasur një dyzinë institutesh historike mbi rezistencën dhe vetëm një në lidhje me historinë e Republikës Socialiste Italiane”, - thekson Kiara Kiarini, docente e Historisë Bashkëkohore në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin shtetëror të Milanos.
Për të publikuar çdo eveniment nostalgjik, së bashku me iniciativën e nisur, do të inaugurohet një ekspozitë mbi persekutimin e hebrenjve në Itali, e cila është çuar në Milano vitin e kaluar. Falë iniciativës së Salos, turistët mund të lëvizin në rrugët e qytetit, ku një seri panelesh do të mund të bëjnë të njohur njëri pas tjetrit hotelet Laurin të krijuara nga Ministria e Jashtme. Turistët do të ndjekin rrugën për të shkuar te Porta e Karminës dhe Pallatit të Kryqit të Kuq, që fton për të vizituar Ministrinë e Kulturës Popullore, atëherë qendra e propagandës fashiste. Në sallën e madhe të Liceut “Fermi”, ishte në fakt kazerma e një reparti të fuqishëm fashist, një grup i ushtrisë private me 1300 burra në komandën e Valerio. W.Borghese, ndërkohë mbi një zonë të lartë të Salos, në lokalet e ish-hotel “Italia”, që atëherë shërbente si Shtëpia e Fashizmit, nga ku altoparlantë të mëdha transmetonin çdo mbrëmje buletinin e luftës. Pjesa e dytë e kërkimeve të turizmit fashist, do të jetë biblioteka e Filippo Anfusos, ambasadorit në Berlin dhe zv.sekretarit të Jashtëm të Italisë në kohën e fashizmit, së bashku me të birin. Iniciativa e kësaj qendre studimore historike është kërkimi i dokumenteve e pjesëve të historisë kombëtare, jo vetëm për nostalgjikët, por për gjithë italianët.
E. Myrteza : Gazeta Albania











