Turizmi Gjermeni Shqiperia nje destinacion konkurrues

Turizmi, Gjermeni: Shqiperia, nje destinacion konkurrues

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni, mori pjesë sot në Forumin e Investimeve dhe Tregtisë Shqipëri – Mbretëri e Bashkuar.

Qëllimi kryesor i këtij forumi ishte prezantimi i sektorit të turizmit në Shqipëri, si një sektor prioritar për qeverinë shqiptare, në të cilin janë të nevojshme investimet e huaja dhe mbi të gjitha investitorët.

Në fjalën e saj ministrja Gjermeni theksoi se “qeveria shqiptare e konsideron turizmin një aset publik”.

“Ajo çka ne propozojmë, është një strategji dhe vizion i ri,ku rritja ekonomike e sektorit të turizmit vjen si rezultat i partneritetit publik – privat dhe bashkëpunimit të ngushtë me institucionet ndërkombëtare”.

Ministra foli për të gjitha reformat e ndërmarra nga qeveria për sektorin e turizmit, të cilat sipas saj “lidhen ngushtësisht me vendosjen e standardeve, duke garantuar qëndrueshmëri, rritje të numrit të turistëve, rritje të numrit të të qëndrimeve,  gjenerim të të ardhurave ekonomike në nivel kombëtar dhe lokal, por dhe rritje të numrit të të punësuarve në këtë sektor”.

Ministrja deklaroi se qëllimi i vetëm i qeverisë është që ta kthejë Shqipërinë në një destinacion konkurrues në tregun ndërkombëtar të turizmit. Ndaj në funksion të kësaj, qeveria ka hartuar Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit 2014-2020.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama