Turizem Thethi llogarit 15000 turiste 70 te huaj

Turizem, Thethi llogarit 15,000 turiste, 70% te huaj

Zonat malore të Thethit dhe Valbonës kanë rritur ndjeshëm interesin e turistëve të huaj. Sipas të dhënave të shoqatave të turizmit, vetëm Thethi është vizituar gjatë këtij sezoni nga 15,000 turistë. Rreth 70% e turistëve janë të huaj, nga vende kryesisht gjermanofolëse ( si Austria, gjermania, etj), por edhe nga Franca, Polonia, Anglia etj.

 

Ndërsa më i madh ka qenë numri i turistëve që kanë vizutuar Valbonën, pasi është e aksesueshme në më shumë rrugë. Por, ndryshe nga Thethi, Valbona preferohet edhe nga turistët shqiptarë. Ekspertët thonë se ky turizëm ka zhvilluar në mënyrë të ndjeshme ekonomitë e këtyre zonave. Madje ka nxitur edhe një formë transporti me kuaj, ku të huajt paguajnë për këtë shërbim 50 euro.


Të huajt shfaqin interes edhe për realizimin e itinerarit të projektit “Maja e Ballkanit” ( Peaks of Balkans) që parashikon lëvizje në alpe për pjesën e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama