Turistet serbe paragjykojne Shqiperine

Turistet serbe paragjykojne Shqiperine

Serbët dhe kroatët renditen të fundit sa u përket numrit të turistëve që vijnë nga rajoni në Shqipëri për të kaluar pushimet.  Ndryshe nga shqiptarët e Kosovës, maqedonasit apo malazezët, kroatët dhe serbët janë paragjykues ndaj Shqipërisë, dhe nuk e ndajnë turizmin nga konfliktet apo marrëdhëniet e vjetra politike.

Kreu i Operatorëve Turistikë në Shqipëri, Sadik Malaj, e konfirmon këtë fakt dhe thotë se sidomos serbët, kanë krijuar ndër vite një lloj paragjykimi ndaj shqiptarëve, ndërkohë që ne si qytetarë, mikpritjen e ofrojmë njëlloj për të gjithë pa pasur paragjykime kombësie. Por këtë vit, për t’i thyer disi këto mentalitete, shqiptarët e kanë hedhur hapin të parët, ku 12 agjenci turistike shqiptare kanë marrë pjesë në panairin e turizmit në Beograd.

Megjithatë sipas Malajt, edhe ky panair nuk arriti pritshmërinë e duhur.

Sërish numri i turistëve serbë që vijnë në Shqipëri është i ulët. Por ndryshe nga serbët, kroatët kanë nisur të frekuentojnë plazhet e Shqipërisë dhe të zbulojnë se në vendin tonë kushton edhe më lirë se në vendin e tyre. Megjithatë, ai shtoi se megjithëse jemi në muajin gusht dhe sezoni turistik nuk është mbyllur ende, në krahasim me një vit më parë kemi më shumë turistë, me një rritje prej 15 %, ku dominojnë kryesisht shqiptarët nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, por edhe më gjerë nga gjithë diaspora.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama