Truri eshte si muskujt gjate sportit mund te lodhet

Truri eshte si muskujt, gjate sportit mund te lodhet
Studimi i Universitetit të Kopenhagës ka arritur të zbulojë se serotonina vepron si një amortizues, kur përpjekja sportive është e tepruar. Sipas studiuesve, harta e mekanizmit që shkakton “lodhjen qendrore” do të jetë e dobishme në luftën kundër dopingut dhe zhvillimin e terapive të reja farmakologjike

Shkencë

Frika e shumë atletëve është ajo që të mos ndalojnë përpara se të arrijnë objektivin; për të mos qenë në gjendje të ecin përpara, pak metra deri te fundi i rrugës së një maratone, apo e një gare me biçikleta, sepse nuk kanë më forca. Ky është ankthi i shumë atletëve që varet jo vetëm nga “shembja” fizike e organizmit, por edhe nga një mekanizëm frenues i prodhuar nga truri i lodhur, si muskujt.

Kjo gjë është përcaktuar nga një studim i Universitetit të Kopenhagës i publikuar në revistën “Pnas”. Studiuesit kanë arritur të identifikojnë një ndikues biokimik, i cili bën të përshpejtojë një sforco fizike si një lodhje të padurueshme përpara se të shfaqet te muskujt. “Zbulimi ynë kontribuon për të nxjerrë në dritë paradoksin, i cili ka qenë prej shumë kohësh objekt diskutimi. Pra që, neurotransmetuesi serotonina realizohet kur trupi është nën stres dhe e ndihmon sportistin për të ecur përpara. Por tani kemi zbuluar që një “tepricë” e kësaj substance është përgjegjëse e mekanizmit që nxit trurin kur ai i komunikon trupit të ndalojë.

Pra funksionet e serotoninës reagojnë si përshpejtuese, por edhe si frenuese kur tensioni sportiv bëhet i tepruar”, shpjegon Jean-François Perrier, autori i studimit. Sipas Perrier, harta e mekanizmit, që shkakton “lodhjen qendrore”, në të ardhmen do të jetë e dobishme në luftën kundër dopingut dhe të zbulimit të barnave të reja.

“Është thelbësore të identifikosh se cilët janë proceset në bazë të këtij mekanizmi, në mënyrë që të identifikojnë rastet ku ndodh. Është një studim i vlefshëm për të parë edhe kur atleti përdor ndihmën e substancave të ndaluara. Ndërkohë, studimi mund të ndihmojë në sëmundjet neuromuskulore që bllokojnë lëvizjen e personave.

Në fakt, të zbulosh sesi truri dhe serotonina bashkëveprojnë në aktivitetin e “lodhjes qendrore” mund të na ndihmojë për të zhvilluar molekula të reja, ose për të përcaktuar pse disa antidepresivë shkaktojnë një lodhje fizike te pacientët. Të kontrollosh “ndërprerësin e lodhjes” të bazuar në mekanizmin e serotoninës do të thotë pra, të kesh në dorë një armë më shumë për të zbuluar raste dopingu.

Por, ekspertët e Universitetit të Kopenhagës janë të sigurt që mund të studiojnë edhe një gjeneratë të re ilaçesh, të afta për të kontrolluar neuronet e lëvizjes, neuronet motorë, te personat me probleme që t’i kontrollojnë lëvizjet e tyre në shtëpi, për shembull paralizat cerebrale ose ndrydhjet.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama