Tri vota penalizojne Kosoven per ne UNESCO

Tri vota penalizojne Kosoven per ne UNESCO

Kosova nuk hyn në UNESCO / Zv/ministri i Kulturës së Kosovës, Rexhep Hoti, thotë se duhet të ishte punuar më shumë me kundërshtarët si Rusia dhe Serbia.

Pas një beteje të gjatë për të qenë pjesë e UNESCO-s, Kosova nuk ka mundur të bëhet pjesë e kësaj organizate të madhe. Në votimin e hapur që u bë dje në sesionin e 38 të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s që po mbahet në Paris, Kosovës i munguan tri vota për të qenë nën ombrellën e një prej organizatave më të rëndësishme për sa i përket trashëgimisë kulturore. Me 92 vota pro, 50 kundër e 29 abstenim, Kosova mbeti jashtë UNESCO-s, për ta vijuar sërish betejën për vitin e ardhshëm, megjithëse ajo u favorizua nga shtete të mëdha.

 

“Sipas rregullave të UNESCO-s, megjithatë, oferta e nevojshme për pranim kërkonte mbështetjen e dy të tretave të votuesve ose 95 vota ‘po’”, tha Stanley Mutumba Simataa, diplomati Namibian, kryesues i votimit të sotëm në Paris. “Është dashur të punohet më shumë se kundërshtarët tanë, të cilët ishin Rusia dhe Serbia. Ne kishim shumicën e botës në krahun tonë, por sërish jo numrin e mjaftueshëm të votave dhe për tri vota dështuam”, thotë zv/ministri i Kulturës së Kosovës, Rexhep Hoti. Vetëm pak ditë më parë, Hoti iu drejtua me një letër të hapur Presidentit serb, Tomislav Nikoliç, ku parashtronte arsyet pse Kosova duhet të jetë pjesë e UNESCO-s.

 

Ndër vendet që votuan në favor të Kosovës, ishin: Australia, Austria, Bahama, Belgjika, Franca, Kanadaja, Bullgaria, Belize, Irlanda, Islanda, Italia, Lituania, Malajzia, Pakistani, Panamaja, Norvegjia, Zelanda e Re, Portugalia, Republika Çeke, Britania e Madhe, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Tajlanda, Turqia, Afganistani, Shqipëria, Gjermania, Andorra, Bregu i Fildishtë, Kostarika, Danimarka, Egjipti, El Salvadori, Gana, Gueneva, Hondurasi, Liberia, Libia, Mali i Zi, Maqedonia, Pakistani, Portugalia etj. Ndër vendet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO ishin: Brazili, Kina, Rusia, Spanja, Kazakistani, Bjellorusia, Palestina, Koreja e Veriut, Sllovakia, Uruguai, Venezuela, Bahrejni, Indonezia, Kuba, Irani, Gjeorgjia, Indonezia, Kazakistani, Kurdistani, Kuvajti, Libani, Filipinet. Ndërsa Kosova priste të kishte votat e shteteve me shumicë myslimane, por nuk i ka marrë ato, siç janë: Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Jordania, Kuvajti, Egjipti, Maroku, Palestina, Indonezia, Siria e Libia.

 

Ata që abstenuan ndër të tjerë ishin edhe Bosnjë-Hercegovina, Bangladeshi, Kolumbia, Greqia, Nigeria, Peruja, Polonia, Rumania, Kameruni, Xhamajka, Singapori, Trinidad dhe Tobago, Koreja e Jugut, Tunizia dhe Zambia. Në fjalën që mbajti para kësaj konference tri ditë më parë ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro, tha se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO është në interes dhe të fqinjëve të saj, si dhe vetë Serbisë. “Nën mbikëqyrjen dhe asistencën e organizatës, vendi duhet të shohë me vëmendje të veçantë trashëgiminë materiale dhe jomateriale, duke përfshirë monumentet tanimë të regjistruara në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, për të cilën ai është përgjegjës dhe për të cilën përgjigjet përpara gjithë njerëzimit”, tha Kumbaro, duke ftuar Serbinë ta shohë këtë anëtarësim si një mundësi për të dëshmuar se ka një shpirt bashkëpunues. Më parë, Këshilli i UNESCO-s votoi kundër kërkesës së Serbisë me 90 vota, për të shtyrë kërkesën e anëtarësimit të Kosovës, 59 pro dhe abstenimin e pjesës tjetër të shteteve. Në debatin mbi kërkesën serbe u duk qartë ndarja Lindje-Perëndim. Fuqitë e Mëdha mbështetën kërkesën kosovare për anëtarësim, ndërsa Rusia ishte ajo që shprehu mbështetjen ndaj Serbisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama