Tregtari gjen vezen e arte 20 milione dollareshe

Tregtari gjen vezen e arte 20 milione dollareshe

Një tregtar objektesh të vjetra prej ari në brendësi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se ka gjetur në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, vezën e artë, një objekt shumë të çmuar me vlerë 20 milionë dollarë.

Ai pati blerë një vezë që qe me të vërtetë prej ari, për 14 mijë dollarë, me mendimin se do ta shiste përkundrejt vlerës së metalit të çmuar në të ndërsa disa zbukurime me gurë të çmuar shpresonte t’i shiste veçmas. Por plani i tij dështoi pasi vlera e gurëve të çmuar nuk qe aq e madhe. Atij i dilte ta shiste objektin me humbje.

Tregtari, emri i të cilit nuk bëhet i njohur, nuk u dorëzua, por filloi të kërkojë në internet për të mësuar diçka rreth objektit të blerë, dhe për çudinë e tij, doli që veza e artë qe prodhuar nga Faberge, në shekullin e 19. Ajo qe prodhuar me porosi të familjes perandorake ruse dhe qe një objekt jashtëzakonisht joshës për oligarkët e rinj të Rusisë, të cilët shpresojnë të kapin diçka nga luksi i familjes perandorake para revolucionit bolshevik të vitit 1917. Objekti vezak tetë centimetra i lartë qe larguar nga Shën Petersburgu pas revolucionit dhe qe zhdukur në SHBA për shumë dekada.

Doli që veza është ajo që cari i Rusisë Aleksandër III i ka dhuruar bashkëshortes së tij Maria Feodorovna për Pashkët e vitit 1887.

Një tregtar antikuaresh në Londër bëri të ditur se ndërmjetësoi për shitjen e vezës te një blerës i pasur, emri i të cilit mbahet gjithashtu sekret. Kompania e antikuareve Ëartski nuk pranon të japë as shumën e shitjes.

Dihet nga ana tjetër se Rusët e pasur, të cilët para revolucionit të vitit 1917 habisnin Europën me luksin që dispononin, janë kthyer të bëjnë të njëjtën gjë sot. Ata kanë blerë thesare, prona luksi dhe klube futbolli.

Oligarku i metaleve Viktor Vekselberg bleu disa vezë të tilla të prodhuara nga Faberge për 80 milionë dollarë nga familja Forbes më 2004. Vezët u kthyen në Moskë dhe u ekspozuan në Kremlin.

Një biznesmen tjetër thuhet se bleu një vezë të tillë për 18.5 milionë dollarë në Londër më 2007.

Vezët Peter Carl Faberge kanë krijuar mite që kur filluan të prodhoheshin për carët e rusisë. Vetëm monarkët dhe miliarderët mund të shpresojnë të blejnë vezë të tilla. Pronarët aktualë përfshijnë Mbretëreshën e Britanisë dhe Kremlinin.

Cari Aleksandër III i kërkoi Faberge të krijojë një vezë në vit, ndëra fjali i tij, Cari Nikolas II, e urdhëroi të bëjë dy vezë në vit, një për gruan e tij dhe një për nënën. Tradita u mbyll më 1917 me revolucionin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama