Transporti i Veprave te Artit eshte kryer brenda te gjitha rregullave

kultura (2).Tiranë, 24 Nëntor/ATSH-Megi Zonja/.- Në tetor të vitit 2013 u sekuestruan nga policia 477 ikona dhe artefakte që u vendosën në Galerinë e Arteve dhe qëndruan të izoluara. Me vijimin e procesit gjyqësor Ministria e Kulturës ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me Prokurorinë për të mundësuar zhvendosjen e tyre në magazinën e Muzeut Historik Kombëtar, thuhej sot ne mbremje në një njoftim të Ministrisë shqiptare të Kulturës .

Sipas njoftimit , pasi kërkesa e MK u mor parasysh, me urdhër të posaçëm të Prokurorit të çështjes, u organizua transporti, nga Galeria Kombëtare e Arteve me destinacion magazinën e Muzeut Historik Kombëtar. Ky transport duhej të kryhej vetëm nga autoritetet dhe mjetet e policisë, sipas procedurave gjyqësore të parashikuara. Me të konstatuar problematikën e kushteve të papërshtatshme të transportimit nga policia, e cila në fazën e parë nuk lejoi përfshirjen e specialistëvetë GKA, MK ndërhyri dhe bëri të mundur pezullimin e menjëhershëm të transportit, i cili u shty për disa ditë më pas, për t'u kryer nën mbikqyrjen e rreptë të specialistëve të trashëgimisë.

Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore nisi procesin e monitorimit të lëvizjes së objekteve (ikona, artefakte) nga Galeria Kombëtare e Arteve nëMuzeun Historik Kombëtar në zbatim tëUrdhërit të Ministrit nr. 381, datë 21.10.2015 "Përlejimin e lëvizjes sëpërkohshme të 477 (katërqind e shtatëdhjetë e shtatë) veprave të artit, me statusin e provave materiale të sekuestruara ngapolicia e shtetit, nga ambientet e GKA-së pranë ambienteve të MHK-së, me destinacion "fond nëruajtje".

kultura (3).Në komunikim me Prokurorinë, objektet u dërguan në destinacionin e ri përmes policisë. MK ndërhyri që të pezullohej transporti jo profesional dhe shtyu kohën e transportit dhe mori masat për transportin e specializuar. Specialistet e MK-së bënë të mundur ambalazhimin e objekteve, ndërsa transporti u krye me makinat që shoqëroheshin nga policia. Specialistët e MK-së shoqëruan policinë për të kryer veprimet në bazët kritereve të ruajtjes, ambalazhimit dhe transportimit të objekteve të artit. Zhvendosja e plotë nga GKA në MHK përfundoinë 19 Nëntor 2015.

Procesi i marrjes në dorëzim filloi me verifikimin e çd oobjekti të zhvendosur nga GKA dhe të vendosur në katin e dytë të Muzeut Historik Kombëtar, duke iu referuar pasaportave digjitale për objektet e regjistruara në QKIPK sipas proceverbalit të Prokurorisë dhe procesverbalit të datës 09.10.2013. Objektet janë regjistruar në Databazën Kombëtare në QKIPK që në vitin 2013, pas sekuestrimit dhe listimit ngagrupi i punës.

kultura (6).Nga verifikimi i objekteve nga grupi i punës rezulton se numri total i objekteve të listës është 477 nga 476, pasi objekti me nr. rendor 38 me kod të QKIPK 59467 dhe objekti me nr. rendor 68 me kodt ë QKIPK 49455 është i njëjti objekt (e njëjtacopëdruri, pjesë baldakini e pikturuar ku paraqiten dy shenjtorë me përmasa 135 x 40 x 10 cm). Objekti është regjistruar në vitin 2009 nga vetë Gjergji Thimio si dy objekte më vete.

Sot, të gjitha objektet ndodhen nën kontroll të plotë dhe të vendosura në kushtet e përshtatshme të Muzeut HistorikKombëtar në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor, duke ju referuar njoftimit.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama