Trajnime pa pagese ne kuader te Get Online Week 2014

Trajnime pa pagese ne kuader te Get Online Week 2014

HP - Life është një program global që ndihmon të rinjtë, sipërmarrësit potencial dhe pronarët e bizneseve të vogla të krijojnë, stabilizojnë dhe rrisnin bizneset e tyre përmes trajnimeve online për përmirësimin e aftësive menaxhuese në Informacion dhe Teknologji. Trajnimet ofrohet nga HP një kompani shumë kombëshe prestigjioze në prodhim programesh, softesh dhe shërbimesh online. Qytetarët shqiptar mund ta gjejnë këtë opsion për trajnim  në adresën : www.life-global.org/go/telecentre-europe . Trajnimet ofrohen përmes internetit në gjuhët Anglisht; Spanjisht; Frëngjisht; Portugalisht; dhe Gjuhe Arabe.

 

Për fat të keq ky program nuk është ende në gjuhën shqipe. Për tu regjistruar në kurs duhet vetëm një kompjuter sikundër një lidhje e mirë me internetin. Trajnimi dhe aftësimi ofrohen jo kundrejt pagesës. Kohëzgjatja është relative sipas kohës dhe kapacitetit të personit që trajnohet. Secili zgjedh vetë kohën e trajnimit, se kur dhe për sa kohë e realizon atë. Certifikata merret në përfundim pasi janë plotësuar modulet.

 

Për të marrë certifikatën nuk ka nevojë për provim por duhen finalizuar me kujdes modulet si faza të trajnimit. Certifikata vlen për të vërtetuar kryerjen e plotë të kursit online dhe ajo lëshohet nga HP dhe EDC. Modulet kanë një shtrirje me katër faza ku përfshihet edhe diskutimi mbi çështje të aftësimit dhe specifikës profesionale.
Kurset mund të zhvillohen në profilet  Financë, Marketing, Drejtim dhe Komunikim. Nuk ka kufizim nëse dikush dëshiron të ndjekë të katër profilet dhe të certifikohet për secilin por kusht është që nuk mund të ndiqen dy njëkohësisht. Trajnimi zhvillohet nën kujdesin e mentorëve të zgjedhur nga këto dy kompani. Mënyrat e trajnimit të menduara nga HP janë katër. Për momentin ofrohen dy prej tyre. Konkretisht prezantime të incizuara dhe format e hapura të diskutimit. 

 

Në platformën HP life janë disa prezantime të incizuara që mund ti ndiqni dhe gjithashtu diskutime te hapura me tema të ndryshme ku persona nga e gjithë bota ndajnë eksperiencat e tyre. Këto mund të kryhen në çdo moment dhe nuk ka ndonjë afat të caktuar kohor. Webinars është një tjetër mënyrë trajnimi që mbahet nga një staf mentorësh të HP  me fokus një temë të caktuar biznesi. Janë shumë interaktive dhe më shumë ngjasojnë me një formë bashkëbisedimi sesa me një prezantim të mirëfilltë. Pjesëmarrësit pritet të ndajnë me njëri – tjetrin problemet që kanë në biznes dhe sugjerimet ndërmjet tyre. Koha e zgjatjes është 60 min për një webinar. Gjithashtu janë dhe dy mënyra të tjera trajnimi që do të ofrohen së shpejti nga HP-life. Format e diskutimit. Janë chatrooms (dhoma bisedimi) me biseda ndërmjet një Mentori online të Hp dhe një numri të caktuar pjesëmarrësish. Mentorët e Hp bëjnë rolin e moderatorit dhe këshilluesit gjatë bisedës. Koha e zgjatjes është 60 min në javë. Udhëheqja  virtuale 1 me1.  Bëhet me anë të temës së biznesit dhe angazhimeve kohore që mund të ofrohen për disa muaj.


Normalisht ka kritere dhe pikë për të përcaktuar llojin e trajnimit që do të marrim . Pikët fitohen duke plotësuar modulet e Hp-Life , ndarja e historive të suksesit dhe pjesëmarrja në forume. Ky trajnim starton në kuadër të fushatës Get Online Week 2014, aktivitet që në Shqipëri konkretizohet nën kujdesin e Albanian Institute of Science AIS si anëtar i Telecentre Europe.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama