Tragjedia ne France kurre me nje i vetem ne kabine hipoteza Pilot i III

Tragjedia ne France, kurre me nje i vetem ne kabine, hipoteza: Pilot i III

Pas tragjedisë në Francë, shumë kompani ajrore nëpër botë kërkojnë ndryshimin e rregullave për ta bërë të detyrueshme praninë e dy personave në çdo moment në kabinën e pilotimit ashtu siç u përcaktua pas sulmeve të 11 shtatorit.
 
Kompani si Alitalia, Air Canada, EasyJet dhe Norvegian kanë kërkuar ndryshimin e rregullave të fluturimit sa i takon kabinës së pilotimit, në mënyrë që tani e tutje vendi i komandimit të avionëve të mos qëndrojë kurrë me një pilot të vetëm. Në rast se njëri prej tyre largohet, të zëvendësohet me një asistent fluturimit e madje po mendohet edhe prania e një piloti të tretë.
 
Një ndryshim rregullash ashtu siç u vendos pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA, kur bashkëpunëtorët e pilotëve kamikazë që goditën kullat binjake, bllokuan portat e kabinës së pilotimit.
 
E para e vendosur për të ndryshuar rregullat është kompania italiane Alitalia e cila njoftoi që dje në mbrëmje se tani e tutje në kabinën e pilotimit nuk do të mund të qëndrojë një pilot i vetëm. Ky ndryshim rregullash do t’i lejojë vetëm pilotëve që ndodhen nga brenda kabinës të zhbllokojnë portën e saj. Por rregulli i vendosur pas 11 shtatorit u vendos të tejkalohej mbështetur tek zhvillimet teknologjike sepse falë kamerave që mund të kontrollojnë se kush kërkon të futet brenda kabinës, piloti që ndodhet brenda vendos të hapë ose jo portën nga brenda, dhe kështu u lejua të mbetej edhe një pilot i vetëm. Një rregull ky që tashmë pas tragjedisë së Germanwings që dyshohet se bashkëpiloti e rrëzoi avionin qëllimisht, ka vërtetuar limitet e tij.
 
Piloti që ndodhet jashtë kabinës e disponon gjatë gjithë kohës kodin e zhbllokimit të portës së sigurisë, por ai që ndodhet brenda mund ta çaktivizojë procedurën e hapjes së portës nga jashtë në çdo moment. Një procedurë që ka lindur për shkaqe sigurie por që në rastin e avionit gjerman Airbus 320 tregoi kufizimet e saj.
 
Veç kësaj shumë ekspertë të sigurisë ajrore mbështesin idenë që është e nevojshme prania e një piloti të tretë në kabinat e linjave ajrore private për të mos lejuar që të ketë një pilot të vetëm në kabinë për asnjë moment.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama