Topalli leter Ina Rames Materiale shtese per Mediun

Topalli, leter Ina Rames: Materiale shtese per Mediun
Ne nje leter zyrtare dorezuar dje ne zyre Kryeprokurores Ina Rama, Topalli i kujton se per te shmangur cdolloj keqkuptimi per njeanesi, ne kete rast te Kryeprokurores, ajo duhet te plotesoje dosjen me materiale shtese. "Dosja juaj, qe paraqitet per heqjen e imunitetit te z. Mediu, pa perjashtim nga te gjithe deputetet, te mazhorances dhe opozites, anetare te Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, u konsiderua e manget per te faktuar pretendimet e kerkeses tuaj", shkruan Topalli, qe prej kohesh ankohet ndaj veprimeve te Kryeprokurores per ceshtjen "Mediu". Sipas saj, qe nga raportimi ne keshill i ish-ministrit Mediu rezulton se ka rreth 30 dokumente zyrtare qe faktojne se cdo gje eshte e miratuar, e percaktuar nga autoritetet ushtarake te te gjithe niveleve sipas detyres, per tragjedine e 15 marsit ne Gerdec. "Eshte ne detyren tuaj t'i paraqitni Parlamentit dokumentet e plota, te cilat faktojne pretendimin tuaj per mosperfshirjen e forcave te armatosura ne kete proces, ne menyre qe ky Parlament te gjykoje e te marre vendimin qe duhet", ben te qarte ne leter Topalli.

Teper e prere ne kerkesen e bere, Kryetarja permendi dhe faktin se dokumentet qe Kryeprokurorja nuk ka dorezuar jane botuar dhe ne media. Dokumente qe, sipas saj, vertetojne katerciperisht se autoritetet ushtarake jane te perfshira ne cdo etape te ketij procesi nga fillimi deri ne momentin e eksplozionit katastrofik. "Per te shmangur cdolloj keqkuptimi per njeanesi, duhet te sillni cdo dokument dhe te faktoni ku eshte shmangur autoriteti ushtarak, meqe ne perzgjedhjen e vendit, ne transportin e qindra tone predhave ne dite, te te gjithe kalibrave, me vizitat ne vendngjarje, ne ruajtjen e vendit, e deri ne dergimin e fadromave e konteniereve. Dokumente te bera publike ne media provojne se ne kete ceshtje jane perfshire, kane pasur dijeni, kane firmosur ne te gjitha dokumentet qe perbejne bazen e procesit qe solli ate katastrofe, autoritetet ushtarake te gjithe niveleve te vendit", permend Topalli. Por, kerkesa e Kryetares nuk mbaron me kaq. Ne letren dorezuar Prokurores se Pergjithshme, Ina Rama, ajo ka bashkangjitur dhe listen e nente dokumenteve qe i duhen Kuvendit, me saktesisht Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet per te marre nje vendim per t'i hequr apo jo imunitetin ish-ministrit Mediu. Ne liste, Topalli i kerkon Rames qe t'i veje ne dispozicion, praktiken shoqeruese (MEMO, relacionet, vendimet paraprake te komisioneve, per sa i perket shitjes per cmontim dhe cmilitarizim te nje sasie municioni". Po keshtu, ajo kerkon detyrat qe ka lene Shefi i Shtabit te Pergjithshem, urdhrat qe ai ka nxjerre, si dhe shkresat dorezuar ministrit te Mbrojtjes per kete ceshtje. Ne liste eshte dhe kerkesa per dorezimin e dokumentacionit qe rregullon licencimin e depove te armatim municioneve, apo dhe komunikatat ditore te Qendres Operacionale per levizjen dhe transportimin e municioneve per ne Gerdec.

Rozeta Rapushi : Gazeta Koha Jone


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama