Tonin Tershana 20 vite pa shtepi Veliaj i jep banese sociale live. Ja cfare i tha artisti i madh

Tonin Tershana 20 vite pa shtepi, Veliaj i jep banese sociale 'live'. Ja cfare i tha artisti i madh

Siç e tha dhe Veliaj, artisti ka gëzuar të gjithë shqiptarët me zërin e tij por ajo që nuk tha Veliaj dhe e tha vetë këngëtari ishte fakti që prej 20 vitesh është pa shtëpi. E kemi fjalën për të madhin Tonin Tërshana.

Kryebashkiaku shpërndau sot banesat sociale dhe ndoshta shumë prej nesh kanë mbetur pa fjalë kur panë Tonin Tërshanën të shfaqej në ekran, si një nga njerëzit pa shtëpi, në pritje të një strehe nga Veliaj.

Kryebashkiaku ia dorëzoi dokumentin e banesës së artistit një vogëlusheje në mënyrë simbolike ndërsa i rrëfeu: “ E njeh xhaxhin Tonin Tërshana ti? Kur të shkosh në shtëpi, futu në youtube të shohësh se si ka gëzuar të gjithë shqiptarët me zërin e tij”.

Menjëherë fjalën e mori artisti që mes shumë falenderimesh i tha Veliajt: “Kam 20 vite që jam pa shtëpi. Faleminderit që më keni krijuar mundësinë ta kem edhe unë një banesë”.

I vënë ndoshta në vështirësi për faktin që një artist i atij niveli, që i ka dhënë aq shumë Shqipërisë e shqiptarëve, gjendej në ato kushte, kryebashkiaku përmbylli: “Është më e pakta që mund të bëjmë për ju”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama