Toka do te jete 4 grade me e ngrohte ne fund te shekullit

Toka do te jete 4 grade me e ngrohte ne fund te shekullit

Planeti ynë deri në vitin 2100 me shumë gjasa do të jetë 4 gradë celcius më i ngrohtë. Ky është përfundimi i fundit i një hulumtimi të ri shkencor për ndryshimet klimatike. Sipas britanikes "The Guardian", rritja e temperaturës në këtë nivel është e pashmangshme nëse nuk do të parandalohet ulja e emetimit të gazrave të atmosferës.

Hulumtimi shkencor është realizuar nga profesori Stiven Shervud, nga Universiteti australian në Uellsin e Ri Jugor. Sipas tij sa më shumë që nxehet planeti, aq më pak re krijon, që do të thotë se më pak dritë e diellit do të reflektohet në gjithësi. Kjo shkakton rritje të re të temperaturave.

Rritja e temperaturës prej katër gradëve do ta bëjë jetën më të rëndë, madje edhe të pamundur, në shumë pjesë të rajoneve tropikale, dhe do të shkaktonte shkrirjen e akullit në Grenlandë dhe në një pjesë të Antarktikut, dhe si rezultat do të sillte rritjen e nivelit të deteve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama