Toka burimi i ri i energjise elektrike

Toka, burimi i ri i energjise elektrike

Fizikanët e Universitetit të Harvardit mund ta kenë gjetur mënyrën sesi ta bëjnë këtë. Ata kanë propozuar në një studim të ri, sesi të shfrytëzojnë rrezatimin termik të tokës dhe ta shndërrojnë në energji elektrike. 

 

Nuk është e qartë sesi të krijojmë energji elektrike nga emetimi i dritës infra të kuqe në hapësirë,” tha Dr. Federico Capasso, profesor i fizikës së aplikuar dhe kërkues në inxhinierinë elektrike në këtë universitet. “Të krijojmë energji nga emetimi, jo nga përthithja e dritës, kjo është e çuditshme. Kjo ka kuptim nëse mendon në terma fizikë, por është kundër intuitës. Ne po flasim për përdorimin e fizikës në shkallë nanometrike për të krijuar një aplikim të ri.”

 

Një metotë e studimit përfshin vendosjen e një pllake të nxehtë (në temperaturën e Tokës) poshtë një pllake më të ftohtë, të krijuar nga material përçues, i cili ftohet përmes rrezatimit (emetimit) të nxehtësisë drejt qiellit. Kërkuesit thanë se gjatë ditës ose natës, kjo pajisje mund të prodhonte disa vat energji elektrike për çdo metër katror të pajisjes, në varësi të përmasave të pllakave. 

 

Metoda e dytë është më komplekse dhe ajo përfshin krijimin e qarqeve të vogla elektrike, që do të kenë dy pjesë: “rezistorë” (ose antena) që emetojnë rrezet infra të kuqe të tokës dhe përbërës të vegjël elektronikë, të quajtur “dioda”, që mbledhin rrymën elektrike të rezistorit në një drejtim të vetëm. Mbajtja e diodës në temperaturë më të lartë sesa rezistori do të rikrijojë voltazh. Duke e mbuluar atë me një pajisje të sheshtë me mijëra ose miliona qarqe të tilla dhe duke e orientuar nga qielli, ajo mund të prodhojë një sasi të madhe energjie, duke përdorur rrezatimin e Tokës si burim.  

 

Mirëpo kërkuesit kanë thënë se ka ende çështje të komplikuara që duhen zgjidhur. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama