Tjeter sukses nderkombetar i Sokratit shqiptar

Tjetër sukses ndërkombëtar i Sokratit shqiptar

Edhe pse kanë kaluar mbi dhjetë vjet nga prezanti mi i parë i veprës “Apologjia e vertetë e Sokratit” e Kostas Varnalis, monodrama e interpretuar me mjeshëtri nga Mirush Kabashi korr suksesin e radhës. Në festivalin teatror te mbajtur ne Plovdiv të Ukrainës, Perfaqesimi i TK u nderua me Kupen e Festivalit, ku morën pjesë mjaft trupa nga Evropa e më gjerë. Suksesi I trupës sonë, pati jehonë në mediat dhe publikun bullgar.

“Apologjia e vërtetë e Sokratit” u vu në skenë në 1997, gjatë kohërave të trazirave, nën regjinë e Gëzim Kames dhe skenografinë e Agim Zajmit. Interpretonin actorët Mirush Kabashi dhe Andoin Qesari, më pas Alfred Bualjoti, në disa raste edhe Inis Gjoni etj.

Një nga kulmet e saj kjo shfaqje e pati në Kajro, ku aktori Kabashi u nderua me “Sfinksdin e Artë” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove Eksperimentalë. Më pas kjo monodramë është rishfaqur me dhjetra herë nëpër festivale, duke qenë ende në repertorin aktiv të TK.

Sot në ora 11, në hollin qëndror të Teatrit Kombetar do të zhvillohet edhe një konferencë për shtyp lidhur me këtë sukses. Do të jetë i pranishëm edhe regjisori i TVSH Esat Teliti, i cili po pergatit dokumentarin mbi historikun sukseshëm të kësaj monodrame.

F.S. : Gazeta 55


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama